Aktualitet

“Heroi i Slavias së Pragës”, mjeku Petrit Vargu tregon historinë: Si i shpëtova jetën Olainkas

18 Shtator 2019, 11:45 Nga DOSJA
“Heroi i Slavias së Pragës”, mjeku Petrit Vargu tregon

TIRANË- Mbremjen e djeshme heroi i Slavias së Pragës ishte Olainka. Ish-sulmuesi i Skënderbeuti shënoi gol Interit, duke e ndalur ndeshjen në barazim. Doktori i njohur Petrit Vargu, për heroin e ndeshjes ka treguar një hisotri që ka ndodhur pak kohë më parë.

Vargu në një reagim në Facebook, shkruan se i ka shpëtuar jetë futbollistit, teksa ai kishte shkuar për mjekim kur ishte ende lojtar i Skënderbeut.

Vargu tregon të gjithë historinë se si i kishte shpëtuar jetën Oliainkas, pasi i kishte gjetur diagnozën e duhur.

POSTIMI I PLOTË

Dje tek shihja Interin, kisha nje ndjesi te vecante. Heroit te Sllavias se Prages, Olainka, i kam shpetuar jeten. Ishte dite e hene ne mengjes dhe sapo arrij ne pune, shoh duke dale nga urgjenca nje person me ngjyre te shoqeruar nga dy njerez me bluzat e skuadres se Skenderbeut. Mqse jam mik femijerie me Josen, i pyes nese kishin nevoje per gje. Me thane qe kishin ndenjur gjithe naten ne urgjence ,pasi i kishte rene te fiket ne fushe ne ndeshjen me Partizanin. Mjeku rilindas (shenimi im), mbas observimit i kishte thene te ikte se nuk kishte asgje. Thjesht nje luhatje tensioni. I thashe te me jepte dokumentacionin dhe vura re pathollogjine e percimit te impulseve ne zemer (nuk po perdor terma mjekesore). Mora urgjentisht Mirelin ne telefon dhe i thashe qe ne asnje menyre mos e vere djalin ne stervitje dhe e vetmja menyre per t’ju kthyer futbollit eshte nje nderhyrje qe nuk behet ne Shqiperi, ne mjekesine e PPP-ve. Mbas pak me mori ne telefon presidenti i Skenderbeut, shume i interesuar per lojtarin. I shpjegova qe duhej bere ablaksion urgjent, perndryshe lojtari rrezikonte te ngelej ne fushe. Ai veproi ne menyre te rrufeshme, si askush tjeter. Duke kerkuar te falur per mendjemadhesine, per kete ngjarje 100 perqind te vertete, dua te theksoj qe mjeket nuk duhet te drejtohen nga injorante qe nuk kane asnje lidhje me mjekesine, por duan vetem lavde e karriere. Puna e mjekut eshte ne fije te perit, me nje stres te vazhdueshem, dhe me nje lodhje psiko-fizike te pa imagjinueshme, por kjo nuk i intereson drejtuesve.

Mbrëmjen e djeshme Interi është ndalur në barazim me Salvian e Pragës. Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League, ku heroi padyshim ishte Olainka.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet champions league olainka petrit vargu slavia praga inter champions league olainka petrit vargu slavia praga inter

Sondazh

Poll