Aktualitet

Gjerdan floriri, ‘Audi A6’ dhe sens humori/ Kush është pedagogu i varur pas seksit në Elbasan, vëlla i sekretarit të PD

18 Shtator 2019, 09:14 Nga DOSJA
Gjerdan floriri, ‘Audi A6’ dhe sens humori/ Kush është

TIRANË– Personi që shihni në foto është Denis Himçi, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan që një natë më parë u shfaq në një video teksa i kërkonte favore seksuale studentes për provimet.

Ai u denoncua nga emisioni “Stop” dhe videoja ka bërë xhiron e të gjitha mediave në Shqipëri.

Dosja.al ka zbardhur detaje rreth jetës së Himçit, i cili tashmë do të mbahet mend si pedagogu që i lutej studentes për një puthje. Pedagogu Himçi është vëllai i Blendi Himçit, sekretarisht të Partisë Demokratike në Elbasan.

Ai është gjithashtu edhe doctor shkencash dhe shfaqet në videon e publikuar nga emisioni investigues me një gjerdan të trashë floriri në qafë gjë që tregon jo pak për jetën e mirë që bënte pedagogu. Shtojmë këtu edhe dhuratat e premtuara, si parfume, masazhe, ndaj studentes të cilën ai do ta ndihmonte për të marrë më shumë se 20 provime brenda javës.

Denis Himçi shihet që gjatë gjithë xhuirmit të videove udhëton me një automjet të tipit “Audi”, një markë makine që nuk mund ta përdorë çdo lloj qytetari i thjeshtë.

Por pedagodu nuk ofrohet vetëm që ta ndihmojë studenten që të marrë provimet që ka me të, por edhe më shumë pedagogë të tjerë. Madje për njërën prej pedagogëve, Denis Himçi shprehet se do t’i bëjë një dhuratë në mënyrë që ajo t’i japë provimin ‘të përzgjedhurës’ së tij, e cila ofron trupin e saj në këmbim të këtyre ndereve.

Dosja.al kërkoi gjithashtu në rrjetet sociale për profilet e pedagogut dhe rezulton që profiling në Facebook e ka të mbyllur, por Instagramin jo. Në profiling e tij në Instagram, Himçi ka një foto me një fëmijë të vogël, por nuk dimë të themi nëse pedagogu është familjar gjithashtu.

Një natë më parë emisioni “Stop” publikoi disa video ku pedagogu dhe doktori i shkencave Denis Himçi kërkonte favorite seksuale nga një student. Si këmbim ai do ta ndihmonte që të merrte të gjitha provimet e prapambetura.

Sot Himçi është vënë në pranga.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi himçi denis himci skandali ne universitetin e elbasanit blendi himçi denis himci skandali ne universitetin e elbasanit

Sondazh

Poll