Aktualitet

Vidhnin makina, çanta dhe portofola, arrestohen tetë persona në Tiranë

18 Shtator 2019, 09:27 Nga DOSJA
Vidhnin makina, çanta dhe portofola, arrestohen tetë persona në

TIRANË– Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen për vjehdje të ndryshme në kryeqytet. Burime zyrtare bëjnë me dije se policia ka zbardhur disa vjedhje të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në Tiranë.

Të arrestuarit akuzohen për vjedhje të çantave, portofolave, makinave dhe për grabitjen e sendeve personale. Ata përdornin aparatë dhe pult për bllokimin e valëve të automjeteve, të cilat kishin si synim t’i vidhnin.

Gjithashtu mësohet se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Tiranë / Operacion policor i koduar “Liqeni”.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve.

Zbardhen gjashtë raste vjedhjesh të ndodhura më parë në zonën e liqenit të Farkës.

Në pranga një shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.

Sekuestrohet mjet, pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Komisariati i Policisë Nr.1, në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të ndodhura në automjete, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe kapjen e arrestimin e autorëve, finalizoi operacionin policor të koduar “Liqeni” gjatë të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për “Vjedhje të kryer në bashkëpunim).

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

– K. K., 32 vjeç (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Dy shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në parkimet e automjeteve në zonën e liqenit të Farkës, ku pasi thyenin xhamat e automjeteve dhe bllokonin me një aparat valët e pultit për mbylljen e automjetit, merrnin nga mjetet sendet që ndodheshin brenda tyre.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike të cilat u janë sekuestruar subjekteve pranë vendeve të vjedhjeve, dyshohet se këta dy shtetas janë autorë të 6 vjedhjeve të kryera më parë në automjete në zonën e liqenit të Farkës, konkretisht:

– Më datë 17.09.2019 i kanë vjedhur portofolin shtetasit P. Ll.;

– Më datë 17.09.2019, shtetasit E. R., në  parkimin e një lokali në zonën liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga mjeti portofolin dhe një palë syze;

– Më datë 15.08.2019, shtetasit K. M., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës portofolin;

– Më datë 16.08.2019, shtetasit Z. P., i kanë vjedhur nga automjeti i parkuar në zonën e liqenit të Farkës një çantë;

– Më datë 30.08.2019, shtetasit D. S.,  në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti dy çanta dore;

– Më datë 09.07.2019, shtetasit S. T., në zonën e liqenit të Farkës i kanë vjedhur nga automjeti sendet personale.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: mjeti që posedohej nga shtetasi A. A., një pult dhe një aparat i cili iu shërbente autorëve për bllokimin e valëve të pultit për mbylljen e automjeteve.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 8 persona vjedhje ne tirane arrestohen 8 persona vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll