Aktualitet

‘Visi i vogël’/ Ja kush janë 4 personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, klani Duka që po ‘tmerro

18 Shtator 2019, 08:04 Nga DOSJA
‘Visi i vogël’/ Ja kush janë 4 personat e shpallur në

TIRANË- Kur kanë kaluar tri javë nga vrasja e ish-policit Santiago Malko, policia e Shtetit shpall në kërkim 4 persona, të cilët janë të akuzuar si grupi që ka hartuar dhe ka realizuar ekzekutimin e 26-vjeçarit.

Në kërkim janë shpallur 4 anëtarët e Klanit Duka, që siç e ka raportuar më herët Dosja.al, janë një grup i ri kriminal, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale.  Ata janë: Erlis Duka, Ilir Selmani, Elvis Gaçaj. I implikuar në këtë ngjarje është edhe pronari i “Golf 5” gri me të cilën lëvizën autorët, Ervis Metani.

Ervis Metani, njihet nga policia edhe si ‘Visi i vogël’. Ai është akuzuar nga policia pasi ka dhënë mjetin dhe ka ndihmuar autorët.  Kohë më parë ai është arrestuar  me një sasi të konsiderueshme droge në zonën e Linzës në Tiranë, dhe u vu në prangat e policisë.

Nuk dihet ende roli në këtë ngjarje i Leonard Dukës, i njohur ndryshe si i dashuri i Trejsi Sejdinit.

Shpallja e tyre në kërkim vjen pak ditë pas arrestimit të Blendi Tetës, i cili akuzohet se ka luajtur rolin e informatorit në vrasjen e Santiago Malkos. Në dëshminë  e tij para grupit hetimor, Teta tha se kishte qenë më herët punonjës bastesh, dhe se nuk ka patur lidhje me atentatin. Por dëshmia e tij dhe roli i tij sipas hetuesve është kyçi i zbardhjes së vrasjes.

Mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”, Santiago Malko, ish-polic. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Pas kësaj ngjarje të rëndë, Dosja.al zbuloi skandalin, se Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko ervis metani leonard dhe erlis duka santiago malko arrestohet blendi teta ekzekutohet santiago malko ervis metani leonard dhe erlis duka santiago malko

Sondazh

Poll