Aktualitet

Detaje nga sherri në Bulqizë, i plagosuri është vëllai i kryetarit të bashkisë

18 Shtator 2019, 10:36 Nga DOSJA
Detaje nga sherri në Bulqizë, i plagosuri është vëllai

BULQIZË- Detaje të reja janë mësuar nga sherri që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku disa persona pasi kishin konsumuar alkool janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se se i plagosuri është vëllai i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Vangjel Alla.

Sipas informacioneve mësohet se Alla ka qenë në lokal dhe është përfshirë në sherr, ku dha ka mbetur i plagosur.  Vëllai i kreut të Bashkisë Bulqizë ka marrë mjekimin dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore të kryera deri tani ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, person që ka precedent të mëparshëm kriminal, i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet leter alla plagosje ne bulqize policia bulqize vangjel alla leter alla plagosje ne bulqize policia bulqize vangjel alla

Sondazh

Poll