Aktualitet

“Na ofronin veshje, na përdhunonin dhe kërcënonin”, rrëfimi i dy motrave të mitura që tregojnë tmerrin: Ishin shqipta

18 Shtator 2019, 11:29 Nga DOSJA
“Na ofronin veshje, na përdhunonin dhe kërcënonin”,

Itali– Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi dy motra 12 dhe 16 vjeç u bindën të shkonin në shtëpinë e një biznesmeni nga San Severino, dhe aty janë dhunuar nga dy burra të tjerë. Vajza iu janë grisur rrobat, me  dhunë janë përdhunuar. Sipas tyre dy prej burrave ishin shqiptarë.

Ky është episodi më i rëndë i treguar në një proces gjyqësor, ku tre persona janë vënë në akuzë nga gjykata italiane e të tre janë dënuar. Dënimi më i lartë ishte për një 50-vjecar shqiptar, me 12 vjet burg, për sipërmarrësin 10 vjet dhe për shqiptarin tjetër 43- vjeçar, 9 vite burgim.

Vajzat kanë treguar se tre të pandehurit, italiani dhe dy shqiptarët, njëri prej të cilëve mik me familjen e vajzave, u kanë bërë kohë pas kohe dhurata, me qëllim joshjen dhe tu ndërronin mendjen.

“Na kanë bindur që të dalim me ta, duke na ofruar veshje dhe darka, pastaj na kanë përdhunuar dhe na kanë kërcënuar me vdekje, nëse nuk do të shkonim më me ta, për të kryer marrëdhënie intime”, është shprehur një nga vajzat.

“Na kanë manipuluar. Kemi jetuar një makth”, kanë treguar ato në gjyq.Filluan kërcënimet me vdekje dhe se do shihnim t’i bënin keq familjes tonë . Në këtë mënyrë na detyronin të dilnim me ta sa herë na merrnin në telefon”, kanë rrëfyer ato më tej.

Burimi: Maceratesi.it 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përdhunimi në itali rrëfimi i dy motrave të mitura përdhunimi në itali rrëfimi i dy motrave të mitura

Sondazh

Poll