Aktualitet

Seks kundrejt provimeve, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” pezullon nga detyra pedagogun Denis Himçi

18 Shtator 2019, 09:42 Nga DOSJA
Seks kundrejt provimeve, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”

ELBASAN– Rektorati i Univesitetit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, pas skandalit seksual të këtij të fundit.

Në një deklaratë për mediat, shkruhet se Universiteti do të distancohet nga ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Rektorati ka vendosur ta pezullojë nga puna pedagogun Himçi, që në një video të publikuar nga emisioni “Stop”, shihej teksa kërkonte seks në këmbim të provimeve të një studenteje. 

Deri në zbardhjen e plotë të çështjes, Denis Himçi nuk do të mundet të ushtrojë dot më profesionin e tij si pedagog në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. 

Njoftimi nga Universiteti 

Nëpërmjet Komunikatës për shtyp të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shtetit, Elbasan, të datës 18.09.2019, jemi vënë në dijeni për ndalimin e punonjësit të Universitetit të Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”, Denis Himçi, me detyrë personel akademik në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, të Fakultetit të Shkencave Humane, pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop” të mbrëmjes së datës 17.09.2019.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi. Masa e pezullimit nga detyra do të jetë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” shpreh qëndrimin e tij zyrtar se distancohet ndaj çdo sjelljeje të ulët e të padenjë, e cila cënon figurën e personelit akademik dhe imazhin e këtij institucioni të arsimit të lartë.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” është i hapur dhe shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë deri në zbardhjen e plotë të çështjes.

Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” falenderon emisionin investigativ “Stop” për kontributin e dhënë në evidentimin e rasteve të sjelljeve të padenja që cënojnë imazhin e universiteve shqiptare.

R E K T O R AT I

Një natë më parë emisioni “Stop” publikoi disa video ku pedagogu dhe doktori i shkencave Denis Himçi kërkonte favorite seksuale nga një student. Si këmbim ai do ta ndihmonte që të merrte të gjitha provimet e prapambetura.

Sot Himçi është vënë në pranga.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denis himci skandali ne universitetin e elbasanit denis himci skandali ne universitetin e elbasanit

Sondazh

Poll