Aktualitet

‘Komandantin e dua më shumë se ti’, lot për Enverin në Gjirokastër, drejtori zbut ‘komunistin’: Më prish punë…(

18 Shtator 2019, 11:06 Nga DOSJA
‘Komandantin e dua më shumë se ti’, lot për Enverin

Gjirokastër– Ditën e sotme është zhvilluar në Gjirokastër ceremonia e 76-vjetorit të çlirimit të qytetit nga pushtuesit nazi-fashistë. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Flamur Golemi me drejtues të pushtetit vendor, veteranë, familje të dëshmorëve, etj. Ajo që ra në sy në këtë ceremoni është një i afërm i njërit prej të rënëve i cili është shfaqur me foton e diktatorit Enver Hoxha në duar. I moshuari me foton e Enver Hoxhës në duar është ngjitur në podium por më pas e kanë larguar nga aty.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet që personi që mban foton e diktatorit në duar largohet nga Drejtori i Qendrës Kulturore në Gjirokastër, Kudret Alikaj. Alikaj e kap nga krahu dhe e largon burrin në fjalë, teksa i thotë se e do Enver Hoxhën më shumë se ai.

“E do më shumë se mua ti komandantin? Po ik tashi më lër rehat se më prish punë,”- dëgjohet që i thotë drejtori qytetarit.

Më pas, qytetari rreshtohet me njerëzit e tjerë që mbajnë lule në duar, në kujtim të të afërmve të tyre. Ai shihet teksa qan në këtë ceremoni.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore qyteti i Gjirokastrës dhe rrethina e tij u kthyen në arenë të luftimeve. Katër nga njësitë më të mëdha të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, janë formuar dhe kanë kanë kryer luftime në territorin e qarkut të Gjirokastrës, Brigada e 6-të Sulmuese, formuar në 20.01.1944, Brigada e 8-të Sulmuese u themelua në 25.04.1944, Brigada 14-të Sulmuese në 20.08.1944 dhe Brigada e 18-të Sulmuese në 30.08.1944. Njësitë e UNÇ kryen luftime në të gjithë qarkun e Gjirokastrës. Qyteti u çlirua pas dy ditë luftimesh në mëngjesin e 18 shtatorit të vitit 1944.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceremonia e 76-vjetorit te clirimit te gjirokastres enver hoxha gjirokaster ceremonia e 76-vjetorit te clirimit te gjirokastres enver hoxha gjirokaster

Sondazh

Poll