Politike

Berisha: Rama korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë e zyrtarë. Tentoi të na shkatërronte, por jemi më të fuqishëm se kurrë

Berisha tha se mandat pas mandati, Rama është angazhuar në një betejë të pashembullt për të shkatërruar Opozitën. 

11 Shkurt 2023, 13:51 Nga F.M
Berisha: Rama korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë e zyrtarë.
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka blerë ambasadorë, deputetë e zyrtarë për të sulmuar Opozitën. Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha tha se mandat pas mandati, Rama është angazhuar në një betejë të pashembullt për të shkatërruar Opozitën. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Në skandalin e fundit, në skandalin botëror, spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga aleanca e korrupsionit shqiptar me individë ndërkombëtarë, me McGonigalër dhe të tjerë, është dukuria më negative. Populli opozitar dhe opozita perëndimore u bënë objekt sulmesh të papara. Ish-kreu i opozitës u mor peng nga Edi Rama. Sali Berisha pa asnjë fakt, dokument, provë, nga kjo mafie, nga ky lobim, u sanksionua. U bë gjithçka për t’i caktuar kryetarin opozitës. U bë gjithçka për ta shndërruar në pseudopozitë. Edi Rama nuk bleu vetëm McGonigalë. Jo, duhet të jemi të sinqertë. Ai korruptoi dhe bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë, që u angazhuan në beteja në mbështetje totale të Edi Ramës, mandat pas mandati, skandal pas skandali. U angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës pro-perëndimore të vendit, vetëm pse ajo guxonte të denonconte vjedhjen, korrupsionin, dhunën, të denonconte aktet e Edi Ramës, korruptorit të tyre. Kjo aleancë, sado që i shkaktoi opozitës shqiptare goditjet më të thella që mund të kishte njohur një opozitë, e cila ja ku është sot, më e fuqishme se kurrë. Ne jemi sot më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten.

sali berisha

Sondazh

Poll