Politike

Berisha: O Edi Rama, në Surrel ke futur tanket dhe autoblindat e ushtrisë! Çoji në Ukrainë se do t'i shpojnë idealet tona. Mjerë ti!

Berisha i tha t'i dërgojë në Ukrainë, ku dhe kanë nevojë për to.

11 Shkurt 2023, 13:33 Nga F.M
Berisha: O Edi Rama,  në Surrel ke futur tanket dhe autoblindat e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të largohet nga qeveria. Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha tha se Rama ka fshehur tanket dhe autoblindat e ushtrisë në tunelet e Surrelit. Ai i bëri thirrje që t'i largojë që aty dhe më mirë t'i dërgojë në Ukrainë, ku dhe kanë nevojë për to.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim. Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke futur tanket dhe autoblindat e ushtrisë. Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.
Mjerë ti! Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor. Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë.

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll