Politike

VIDEO/ Berisha me 'siguri të hekurt', kordoni i dyfishtë i truprojave e rrethojnë sapo del nga selia blu

Truprojat e rrethojnë që në momentin që del nga selia e Partisë Demokratike dhe e shoqërojnë deri në bulevardin 'Dëshmitarët e Kombit', ku ai i bashkohet turmës së protestuesve. 

11 Shkurt 2023, 12:42 Nga F.M
VIDEO/ Berisha me 'siguri të hekurt', kordoni i dyfishtë i
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka forcuar sigurinë në protestën e sotme. Në videon e mëposhtme shihet se Berisha ka një kordon të dyfishtë sigurie. Truprojat e rrethojnë që në momentin që del nga selia e Partisë Demokratike dhe e shoqërojnë deri në bulevardin 'Dëshmitarët e Kombit', ku ai i bashkohet turmës së protestuesve. 

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023 sali berisha

Sondazh

Poll