Politike

Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale! Shqipërinë e shndërrove në Kolumbi të dytë

Ai shtoi se importet nga Kolumbia në vendin tonë janë rritur 60 herë duke e kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të dytë. 

11 Shkurt 2023, 13:37 Nga F.M
Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe të largohet nga vendi. Në fjalën e tij paraprotestuesve, Berisha e konsideroi Ramën një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë. Ai shtoi se importet nga Kolumbia në vendin tonë janë rritur 60 herë duke e kthyer Shqipërinë në një Kolumbi të dytë. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Revolucioni ynë do të fitojë! Sot Shqipëria shihet si një vend ku mafia dhe kartelet e drogës pastrojnë paratë e krimit.
Në dy vitet e fundit, importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë për të shndërruar këtë tokë të bekuar, në një Kolumbi të dytë për Europën. Edi Rama, ti je një rrezik madhor për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe më gjerë. Jep dorëheqjen dhe largohu me organizatën tënde kriminale. Pse duhet të durojnë shqiptarët të durojnë këtë poshtërim, këtë nxirje të imazhit të kombit?
Imagjinoni sikur të ndodhë që një njeri si ky, të bëjë hapin në samitin e NATO-s, çfarë do të ndodhë me Shqipërinë dhe shqiptarët? Shqipëria dhe shqiptarët do skuqen nga turpi. Edi Rama, ik, largohu, jep dorëheqjen!

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

sali berisha

Sondazh

Poll