Politike

Berisha thirrje Ramës nga sheshi: Jep dorëheqjen o besëprerë, nisu e largohu

Berisha tha se dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore për presidentin e SHBA, sot Shqipëria përbën lajmin e botës se kreu i narkoshtetit.

11 Shkurt 2023, 13:32 Nga F.M
Berisha thirrje Ramës nga sheshi: Jep dorëheqjen o
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe të largohet. Në fjalën e tij para protestuesve, Berisha tha se mediat e të gjithë botës raportojnë sot skandalin e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij me Ramën. Berisha tha se dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore për presidentin e SHBA, sot Shqipëria përbën lajmin e botës se kreu i narkoshtetit.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Në protestën e fundit, opozita pro-perëndimore e Shqipërisë, u tregoi të vërtetën liderëve europianë se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, se është kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Të gjithë e mbani mend baltën që hodhi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë, të gjithë i mbani mend masat që i mori kundër popullit opozitar për të mos protestuar atë ditë. Të gjithë e mbani mend atentatin që organizoi me një mjeran të paguar, por ai mori turpin botëror. Zëri ynë ushtoi në gjithë botën. E vërteta kurrë nuk mbulohet dot. E vërteta triumfon gjithmonë, ashtu si rrezja e diellit që shpërndan terrin, e vërteta jonë bëhet gjithmonë e më ndriçuese, në Shqipëri, por edhe te miqtë tanë në botë. Sot mediat e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë në atë protestë. Sot mediat botërore mbajnë në faqen e parë skandalin, Uotergejtin e shekullit të 21-të. Në këtë skandal, Edi Rama është i vetmi kryemnistër që përmendet 14 herë që korruptoi dhe përdori si vrasës me pagesë kundër opozitës perëndimore të Shqipërisë, njërin nga zbuluesit më të fuqishëm të planetit. A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi se ky? A ka turp më të madh për Shqipërinë se sa ky akt? Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore për presidentin e SHBA, sot Shqipëria përbën lajmin e botës se kreu i narkoshtetit, sikur të ishte Lukashenko i Bjellorusisë, korrupton shefin e kundërinteligjencës së FBI, partnerit tonë më strategjik, udhëheqësit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Dikur Shqipëria bënte lajm për hyrjen në NATO, sot bën lajm se kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit, strofull të shërbimeve kriminele ruse. Kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti. Jep dorëheqjen, largohu!

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

sali berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll