11 Shkurt 2023, 13:32
Nga A.B
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Mjeku Ilir Alihmeti, mori fjalën në protestën e opozitës. Ai u shpreh se qytetarët vendosur të qëndrojnë në Shqipëri dhe të përballen me atë që ai e quan “kancer korrupsioni”. Mjeku kërkon nga shqiptarët që të marrin në dorë fatin e tyre, duke mos lejuar që të qeverisen nga një person si Rama.
“Rama ik. Jemi shumë, shihni rreth e rrotull, jemi shumë. Janë qindra ata që po varin shpresat tek ne, sot e në të ardhmen. Pse vendosëm të sfidojmë muajin më të ftohtë të vitit. Ç’a i mbetet prindit po i iku fëmija, Shqipërisë po i iku rinia. Ua njohim zemrën atyre, nuk kanë asgjë, të ftohtin e kanë për ne, sëmundjen për ne.
Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni, që ka shkuar ndërkombëtar, një hemorragjie shpopullimi, humbje pagjumësie nga sistemi i drejtësisë shurdh. Kemi dy mundësi, të qëndrojmë të përballemi, apo të largohemi si gjethe të shpëndame nga stuhia. Ne do të qëndorjmë , të përballemi, jemi të vendosur të largojmë ata që janë shkaktar të këtyre sëmundjeve. Ta marrin fatin e shqiptarëve vete. Ata nuk ikin vetë”, tha ndër të tjera Ilir Alimehmeti.
Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeministrisë.
ilir alimehmeti protesta e pd 11 shkurt 2023
Politike
11 Shkurt 2023, 13:33
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të largohet nga qeveria. Në fjalën e t...
Politike
11 Shkurt 2023, 13:32
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqjen dhe t&eum...
Politike
11 Shkurt 2023, 13:25
k.m.
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji i është bashkuar protestës së sotme para Kryeministris&...
Politike
11 Shkurt 2023, 13:21
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një cunam opullor protestën e nisur sot, më 11 shkurt. Në fjal&eu...
Politike
11 Shkurt 2023, 13:05
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, premtoi se kryeministri Edi Rama do të japë llogari për &cced...
Politike
11 Shkurt 2023, 13:05
F.M
Protesta
TIRANË- Dosja.al ju sjell të tjera foto nga protesta e Opozitës. Në pamje duke sheshi i mbushur me mijëra protestues. Nj&...
Politike
11 Shkurt 2023, 12:56
k.m.
Shkëlzen Berisha
TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zgjedhur gjithashtu të jet&e...
Politike
11 Shkurt 2023, 12:42
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka forcuar sigurinë në protestën e sotme. Në videon e mëposhtme shihet se Ber...
Politike
11 Shkurt 2023, 12:40
k.m.
Pamje nga protesta
TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës para Kryeministrisë. Momente pikante vijnë nga protesta e thirrur nga opo...
Politike
11 Shkurt 2023, 12:33
A.B
Belind Kellici
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka mbajtur fjalim në...