Politike

I pranishëm në protestë, por larg/ Shkëlzen Berisha i bezdisur nga kamerat: Jam si qytetar, po dëgjoj, s'dua ta vazhdoj intervistën!

Shkëlzen Berisha preferoi që të mos jepte shumë komente. 

11 Shkurt 2023, 12:56 Nga k.m.
I pranishëm në protestë, por larg/ Shkëlzen Berisha i
Shkëlzen Berisha

TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zgjedhur gjithashtu të jetë pjesë e protestës së Partisë Demokratike që po zhvillohet poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Gazetarja e Euronews Albania Eksiola Shehu e pyeti Berishën se cila ishte arsyeja që ai ishte bërë pjesë e kësaj proteste, por preferoi që të mos jepte shumë komente. 

"Protestoj për të njëjtat arsye për të cilat po protestonin edhe qytetarët e tjerë. Kjo protestë nuk është për mua, prandaj nuk dua ta vazhdoj këtë intervistë,"-tha Berisha. Ndërsa refuzoi të përgjigjej më tej duke thënë se nuk dëshironte të vijonte më tej intervistën.

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

shkelzen berisha protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll