Politike

FOTOLAJM- Me qeleshe dhe flamurin kuq e zi, gjyshi shkon bashkë me mbesën e vogël në protestë

Momente pikante vijnë nga protesta e thirrur nga opozita, që do të mbahet para Kryeministrisë, ku bie në sy një i moshuar që ka shkuar me mbesën e tij. 

11 Shkurt 2023, 12:40 Nga k.m.
FOTOLAJM- Me qeleshe dhe flamurin kuq e zi, gjyshi shkon bashkë me
Pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur protesta e opozitës para Kryeministrisë. Momente pikante vijnë nga protesta e thirrur nga opozita, që do të mbahet para Kryeministrisë, ku bie në sy një i moshuar që ka shkuar me mbesën e tij. 

Teksa në kokë mbajnë qeleshe dhe flamur kuq e zi, gjyshi mban në shpinë vogëlushen, e të dy së bashku, ndërsa marshojnë para Kryeministrisë.

Opozita nisi sot protestën në orën 12:00. Kjo protestë është cilësuar si sipari i një revolucioni për largimin e qeverisë Rama. Protesta u paralajmërua pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i akuzuar oër korrupsion. Dosja zbuloi dhe takimet e McGonigal me kryeministrin Rama dhe ndikimin e kreut të qeverisë në FBI për të dobësuar Opozitën. Protestuesit u grumbulluan fillimisht para selisë blu dhe më pas me shtimin e tyre kanë zbritur në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Turmës i është bashkuar dhe kryedemokrati Sali Berisha. Pas tij në shesh ka dalë dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e deputetja Monika Kryemadhi. Policia e Shtetit ka mobilizuar rreth 1200 efektivë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës, e cila do të mbahet këtë të shtunë para Kryeminsitrisë.

protesta e pd 11 shkurt 2023

Sondazh

Poll