Sport

Ish-trajneri i njohur i Milanit, Alberto Zaccheroni në terapi intensive…

Sipas Gazzetta dello Sport , ish-trajneri i Milanit dhe i Japonisë, Alberto Zaccheroni është dërguar në një njësi të kujdesit intensive, pasi ka pësuar një dëmtim në kokë në shtëpinë e tij në Itali.

11 Shkurt 2023, 09:54 Nga DOSJA
Ish-trajneri i njohur i Milanit, Alberto Zaccheroni në terapi

ITALI - Ish-trajneri i Milanit dhe i Japonisë, Alberto Zaccheroni është dërguar në njësinë e kujdesit intensive, pasi pësoi një dëmtim në kokë në shtëpinë e tij në Itali, raportoi të premten Gazzetta dello Sport. 

Zaccheroni, i cili udhëhoqi Japoninë nga viti 2010 deri në 2014 dhe e drejtoi atë drejt titullit të Kupës së Azisë në 2011, pësoi një rënie në shtëpinë e tij në Cesenatico, duke goditur kokën e tij në tokë.

69-vjeçari italian është transportuar menjëherë me ambulancë në spitalin Bufalini në Cesena. Ai mori trajtimin fillestar për traumë të rëndë në kokë. Zaccheroni fitoi ‘scudetton’ me AC Milan në sezonin e tij debutues në 1998-99 dhe gjithashtu ka drejtuar Juventusin, Lazio dhe Interin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll