Sport

Partnerja e Christian Atsu, i zhdukur nën rrënojat e tërmetit, bën apelin mallëngjyes për të dërguar pajisje shpëtimi në Hatay…

“Unë jam ende duke u lutur dhe besoj se ai është gjallë. I bëj thirrje Hataysporit, autoriteteve turke dhe qeverisë britanike, që të dërgojnë pajisje për të ndihmuar njerëzit të dalin nga rrënojat”.

10 Shkurt 2023, 21:31 Nga DOSJA

Partnerja e Christian Atsu, i zhdukur nën rrënojat e tërmetit,

TURQI - Një mesazh emocionues ka lëshuar partnerja e futbollistit të zhdukur, pas tërmetit në Turqi, Christian Atsu, e cila kërkon që në vendin e prekur të dërgohen pajisjet e nevojshme për të shpëtuar ata që janë ende në rrënoja.

Jeta e Christian Atsu, sulmuesit të Hataysporit, është varur në fije, nuk ka asnjë gjurmë të tij pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Ish-futbollisti i Chelsea dhe Newcastle është zhdukur prej katër ditësh, ndërsa kërkimet për rrënojat e shtëpisë së tij tashmë kanë pushuar.

Ndërsa bota e futbollit lutet për shpëtimin e tij, partnerja e tij gjermane Claire Rupio dhe nëna e dy fëmijëve të tij, duke folur në një emision televiziv të BBC, bëri thirrje që pajisjet e nevojshme të dërgohen në Turqi, në mënyrë që të shtehen shanset për të gjetur ata që janë ende nën rrënoja të ndërtesave.

“Unë jam ende duke u lutur dhe besoj se ai është gjallë. I bëj thirrje Hataysporit, autoriteteve turke dhe qeverisë britanike, që të dërgojnë pajisje për të ndihmuar njerëzit të dalin nga rrënojat.

Sidomos partneri im dhe babai i fëmijëve të mi. Nevojitet pajisje për nxjerrjen e tyre. Pa pajisje ata nuk mund të gërmojnë aq thellë sa duhet. Dhe koha po ikën”,- tha ndër të tjera, Claire Rupio, partnerja e ganezit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll