Sport

Neymar, një komshi shumë i zhurmshëm për banorët në Bougival, ankesa te Bashkiaku...

Kryebashkiaku po përpiqet ta zgjidhë çështjen në rrugë diplomatike, madje duke tentuar të fliste edhe me babain e sulmuesit 31-vjeçar të PSG-së.

11 Shkurt 2023, 08:04 Nga DOSJA

Neymar, një komshi shumë i zhurmshëm për banorët

FRANCE - Playmakeri brazilian i PSG-së fillon të acarojë lagjen e tij për shkak të mbrëmjeve të përsëritura, që organizon në vilën e tij në Yvelines. Akti i dytë i festës së ditëlindjes së tij të dielën e kaluar, shkaktoi reagime të forta në lagjen e tij.

Fqinjët e Neymar janë ankuar për zhurmën e shkaktuar nga festat e organizuara në rezidencën e lojtarit brazilian (që dikur i përkiste Ronaldinho Gaúcho) në Bougival, një komunë e vogël 15 kilometra larg Parisit. Ata kanë menduar t’i drejtohen Bashkiakut, Luc Wattelle, me një ankesë kundër lojtarit për prishje të rendit publik.

Të dielën e kaluar, më 5 shkurt, Neymar tërhoqi zemërimin e disa prej fqinjëve të tij, të lodhur nga dëgjimi i muzikës latine që rezononte në lagjen e tij në Bougival (Yvelines). I lindur më 5 shkurt, lojtari i PSG-së festoi ditëlindjen e tij të 31-të në vilën e tij, një shtëpi e madhe bashkëkohore pesëkatëshe që ai e ka zënë që nga ardhja e tij në klubin kryeqytetas në 2017.

Neymar, një komshi shumë i zhurmshëm për banorët

Lajmi i publikuar nga Le Parisien pati një ndikim të tillë, saqë bëri që kryebashkiaku të përpiqej ta zgjidhte çështjen në rrugë diplomatike, madje duke tentuar të fliste edhe me babain e sulmuesit 31-vjeçar të PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll