Sport

Maldini dhe rinovimi i Rafael Leaos: “Nuk kemi planifikuar takime”...

Milani ka punuar muajt e fundit për të rinovuar kontratën e Rafael Leão, e cila skadon në vitin 2024, problemi dyshohet se qëndron në klauzolën e lirimit.

11 Shkurt 2023, 07:29 Nga DOSJA
Maldini dhe rinovimi i Rafael Leaos: “Nuk kemi planifikuar

ITALI - Drejtori i Milanit zbuloi se ata nuk kanë planifikuar ndonjë takim së shpejti për t'u marrë me rinovimin e Rafael Leão. Megjithatë, Paolo Maldini siguroi se kjo situatë mund të ndryshojë në çdo moment.

“Ne po punojmë për të, por tani nuk kemi kohë të mendojmë për të, duhet të përqendrohemi te ndeshjet. Nuk kemi takime të planifikuara, megjithëse me telefon dhe Zoom, nuk kemi nevojë të organizojmë evente të mëdha, mund të flasim me biznesmenë kur të duam”,- tha menaxheri në prononcimet për DAZN.

Milani ka punuar muajt e fundit për të rinovuar kontratën e Rafael Leão, e cila skadon në vitin 2024, problemi dyshohet se qëndron në klauzolën e lirimit. Vlerësohet 150 milionë euro, klubi nuk dëshiron ndryshime, por sulmuesi portugez kërkon që të zbresë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll