Sport

Një dopietë penalltish nga Myrto Uzuni, e ngjisin Granadën në vendin e dytë...

Tenerife ‘dorëzohet’, ndërsa Granada lidh katër fitore radhazi

11 Shkurt 2023, 07:24 Nga DOSJA
Një dopietë penalltish nga Myrto Uzuni, e ngjisin Granadën

SPANJE - Granada arriti fitoren e katërt radhazi dhe 'fle' këtë të premte, në pozicionet e promovimit, pasi mposhti 2-0 Tenerife me një dopietë të shqiptarit Myrto Uzuni në Nuevo Los Cármenes, duke i dhënë fund një serie prej tetë ndeshjesh pa humbje.

Granada doli që në fillim me një synim dërrmues për ndeshjen dhe në çerekun e parë të lojës shënoi 1-0, me anë të Uzunit, nga pika e penalties, të shkaktuar ndaj tij. Ata paten edhe dy raste shumë të qarta në këpucët e vetë Uzunit dhe izraelitit Shon Weissman, por që nuk u konkretizuan.

Në minutën e 67-të, Elady Zorrilla shënoi golin që mund të nënkuptonte barazimin e mysafirëve, por ai u anulua nga VAR, për shkak të një pozicioni jashtë loje, vendim që u mor pas disa minutash pritjeje.

Granada, e cila nuk kishte krijuar asnjë rast për të shënuar në pjesën e dytë, vulosi ndeshjen me një tjetër gol të Uzunit, po nga penalltia, në minutën e 83-të, pas një goditjeje me dorë të Sergio González.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll