Sport

Reagon Konfederata Braziliane, mohon marrëveshjen me trajnerin Carlo Ancelotti…

Konfederata Braziliane e Futbollit lëshoi një deklaratë për këtë çështje, pas lajmit të publikuar nga ESPN

10 Shkurt 2023, 20:55 Nga DOSJA

Reagon Konfederata Braziliane, mohon marrëveshjen me trajnerin Carlo

BRAZIL - Konfederata Braziliane e Futbollit përgënjeshtron lajmin e ESPN-së, sipas të cilit kishte rënë dakord me Carlos Ancelottin për të marrë drejtimin e ‘Seleçãos’ në verën e ardhshme. 

“Konfederata Braziliane e Futbollit informon se lajmet që qarkullojnë se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të jetë trajneri i ri i kombëtares braziliane është i pabazuar.

Presidenti Ednaldo Rodríguez i qëndron deklaratave që ka bërë të mërkurën e kaluar, përmes të cilave ka përjashtuar spekulimet, duke thënë se çështja po trajtohet në mënyrë transparente dhe se trajneri që do të zgjidhet do të shpallet në kohën e duhur”,- thuhet në njoftim.

Reagon Konfederata Braziliane, mohon marrëveshjen me trajnerin Carlo

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll