Sport

Tërmeti në Turqi/ Skuadra e Hatayspor-it njoftoi tërheqjen e saj nga Super Liga...

Skuadra e Hatayspor ka njoftuar vendimin e saj për t'u tërhequr nga liga turke e futbollit për pjesën tjetër të sezonit, për shkak të tërmetit vdekjeprurëse që goditën këtë qytet.

10 Shkurt 2023, 21:11 Nga DOSJA
Tërmeti në Turqi/ Skuadra e Hatayspor-it njoftoi tërheqjen e saj

TURQI - Hatayspor, skuadra e qytetit më të prekur nga tërmeti vdekjeprurës, do të tërhiqet nga vazhdimi i kampionatit. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Super Ligës turke, Ali Kocs, ndërsa e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Mehmet Buyukeksi.

Ata thanë, se nëse edhe Gaziantep shpreh një synim të ngjashëm, Super Liga do të vazhdojë normalisht me 17 skuadra, me të dyja klubet që nuk kanë rënë nga kategoria, por që do të ruajnë të drejtën për të konkurruar në divizion sezonin e ardhshëm.

Hatayspor është në vendin e 14-të në renditje, ndërsa Gaziantep në vendin e 10-të.  Rifillimi i Super Ligës turke përflitet të nisë javën e ardhshme, ose më 3 mars.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll