Sport

‘Harrohet’ derbi i së hënës, Liverpool dhe Everton bashkohen për të mbështetur të prekurit e tërmetit tragjik në Turqi…

Nisma e Liverpoolit dhe Evertonit, lojtarët e të cilëve do të firmosin fanella pas derbit mes tyre për t'i nxjerrë në ankand, ku të ardhurat do t'u dhurohen viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

10 Shkurt 2023, 22:21 Nga DOSJA

‘Harrohet’ derbi i së hënës, Liverpool dhe Everton

ANGLI - Çdo rivalitet, edhe nëse është aq i fortë sa ai i Liverpoolit dhe Evertonit, nuk do të thotë asgjë përballë momenteve dramatike, si tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri.  Pasojat tragjike të kësaj, pra, i shtynë dy klubet angleze të linin mënjanë rivalitetin e tyre futbollistik dhe të vazhdonin me një nismë shumë të bukur të përbashkët.

Siç njoftuan ata, pas përfundimit të derbit të shumëpritur mes tyre të hënën, lojtarët e tyre do të firmosin fanellat që kanë veshur, në mënyrë që ato të dalin në ankand. 100% e të ardhurave të ankandit do t'i jepet Komisionit për Fatkeqësitë e Jashtëzakonshme dhe prej andej do të shpërndahet, me qëllim mbështetjen e atyre njerëzve dhe zonave të prekura nga tërmeti.

“Të gjithë, në të dy klubet, janë thellësisht të pikëlluar nga shkatërrimet dhe humbjet e konsiderueshme të jetëve të shkaktuara nga tërmeti dhe të ardhurat nga ankandi, do të ndihmojnë në mbledhjen e të mirave materiale shumë të nevojshme për të prekurit. Mbi 22.000 njerëz kanë humbur jetën gjatë tërmeteve, shumë janë lënduar, ose janë zhdukur.

Spitalet dhe shkollat ​​janë ndër ndërtesat e dëmtuara dhe me motin e keq që dy vendet janë të detyruara të durojnë, ndihma humanitare pritet të rritet. Mendimet e të gjithëve te Everton dhe Liverpool vazhdojnë të jenë me të gjithë të prekurit nga tërmeti i së hënës”, thuhet në deklaratën e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll