Sport

Michel Platini takohet me ministren e sporteve, Amélie Oudéa-Castéra. Pse?...

Takimi i fiksuar prej më shumë se një muaji, ministrja e sporteve, Amélie Oudéa-Castéra dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, u takuan të premten. Një moment i shpërndarë në rrjetet sociale në orët e vona të mbrëmjes.

11 Shkurt 2023, 07:47 Nga DOSJA

Michel Platini takohet me ministren e sporteve, Amélie

FRANCE - Michel Platini dhe ministrja e sporteve Amélie Oudéa-Castéra u takuan të premten, gjatë një takimi të organizuar prej më shumë se një muaji. 

“Është një kontakt, një takim me një personalitet, që ka pasur përgjegjësi në institucionet ndërkombëtare, për të diskutuar ngjarje të mëdha sportive. Ky takim nuk është i lidhur me krizën e FFF-së”, saktësuan nga ministria para këtij takimi. FFF ka bërë të ditur se është duke u ankuar ndaj X-së pas publikimit të raportit të auditimit në media.

“Moment lumturie me një legjendë. Faleminderit për këtë shkëmbim Michel Platini”,- ka shkruar në Twitter veçanërisht ministrja, me një buzëqeshje të madhe pranë ish-presidentit të UEFA-s (nga viti 2007 deri në 2015). Asnjë informacion tjetër nuk është filtruar ende.

Michel Platini takohet me ministren e sporteve, Amélie

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll