Aktualitet

Atentati ndaj Florenc Çapjas në Elbasan, prokuroria kërkon 22 vite burg për Shkëlzen Hasanpapajn

18 Shtator 2019, 08:46 Nga DOSJA
Atentati ndaj Florenc Çapjas në Elbasan, prokuroria kërkon 22

ELBASAN– Prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë sot konkluzionet për Shkëlzen Hasanpapaj, të akuzuarin kryesor si atentatorin ndaj Florenc Capjas dhe Bledar Muçës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se prokurorët e dosjes, Neritan Hoxha dhe Ritvan Suka, kanë lexuar për mbi 1 orë pretencën, duke kërkuar shpalljen fajtor të Shkëlzen Hasanpapajt, dhe dënimin e tij me 22 vite burg, për tentativë vrasje dhe plagosjen e një punonjëseje policie.

Shkëlzen Hasanpapaj u arrestua në Holandë nga ku edhe u ekstradua për në Shqipëri. Ai nuk e pranon akuzën e prokurorisë së Elbasanit, por organi i akuzës pretendon se është një analizë “ADN-je” që ka provuar se në vendngjarje ka qenë Hasanpapaj, atentatori.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 1 tetor 2019, ku avokatët do të bëjnë mbrojtjen e Hasanpapajt. I pranishëm në gjykatë ishte vetë i pandehuri, i cili e ka ndjekur hap pas hapi pretencën.

Ngjarja e 6 qershorit 2016, për të cilën akuzohet Hasanpapaj erdhi pas një tjetër atentati ndaj Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës. I veshur me një uniformë ushtrie dhe me një çantë kamuflazhi, Hasanpapaj akuzohet se ka qëlluar me breshëri ndaj mjetit ku udhëtonin dy të “fortët” e Elbasanit. Xhami i blinduar i mjetit ishte vendimtar në këtë atentat duke iu shpëtuar jetën të dyve. Të vetmit të plagosur ishte Bledar Muça dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila po kalonte rastësisht në rrugë.

Florenc Çapja tashmë ndodhet në burg, ku është arrestuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ish-efektivit të policisë rrugore në Elbasan. Më 20 shtator 2019, Çapja do të dalë para gjykatës pasi ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj florenc capjas bledar muca florenc capja shkelzen hasanpapaj atentati ndaj florenc capjas bledar muca florenc capja shkelzen hasanpapaj

Sondazh

Poll