Aktualitet

Kush është firma që u aksidentuan dy punëtorët në Elbasan, skandali me tenderin “Zaranikës”

18 Shtator 2019, 07:59 Nga DOSJA
Kush është firma që u aksidentuan dy punëtorët në

Elbasan- Dy ditë më parë në Elbasan, janë aksidentuar dy punëtorët e firmës “Bajrami”, e cila ka marrë tenderin për rehabilimitin e përroit të Zaranikës.

Ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore pasi presa e betonit, preku telat elektrike duke shkaktuar elektricitet, teksa ata ishin duke punuar. Ende nuk dihet identiteti i punëtorëve dhe nga firma nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje. Pas ngjarjes janë pezulluar punimet e kësaj firme për këtë përrua.

Por kush është firma ‘Bajrami’ dhe si e fitoi këtë tender?

Kjo firmë, “Bajrami” u shpall fituese mes 3 kompanive të tjera që garuan për tenderin e përroit të Zaranikës. Ajo u shpall fituese edhe pse  oferta e saj ishte 300 milionë lekë të vjetra më shumë në krahasim me ofertat nga firmat e tjera, të cilat kishin një reputacion shumë të mirë në fushën e ndërtimit. Të tria firmat konkurruese, nuk u preferuan nga Ministria e Bujqësisë, duke gjetur “kleçka” dhe u zgjodh oferta më e shtrenjtë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohen dy punëtorët në elbasan skandali me firmën bajrami tenderi korruptiv aksidentohen dy punëtorët në elbasan skandali me firmën bajrami tenderi korruptiv

Sondazh

Poll