Aktualitet

Kërcet arma natën në Bulqizë, plagoset një person, shpallen në kërkim autorët

18 Shtator 2019, 07:51 Nga DOSJA
Kërcet arma natën në Bulqizë, plagoset një person,

BULQIZË- Nje ditë pas ngjarjes së rëndë në Dibër, ku pas një sherri në lokal u vra një i ri, një tjetër krim ka ndodhur gjatë natës në Bulqizë. Sipas informacioneve mësohet se gjatë natës ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal dhe ka mbetur një person i plagosur. 

Sipas Policisë kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 03:00 gjatë një konflikti të çastit, ku disa të rinj kishin konsumuar alkool në ambjentet e një lokali në fshat.

Më tej shtohet se të pranishmit janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin, ku shtetasi Q.P., 24 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P., 29 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri dhe shtetasi Vangjel Alla,  41 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se nga veprimet hetimore të kryera deri tani ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi I.D, 31 vjeç, banues në Bulqizë, person që ka precedent të mëparshëm kriminal, i cili është larguar nga vendngjarja sëbashku me shtetasin D.S. 24 vjeç.

Blutë e Bulqizës i kanë shpallur në kërkim të dy autorët e dyshuar dhe po punohet për kapjen e tyre. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kercet arma ne bulqize kriminaliteti ne shqiperi plagosje ne bulqize policia bulqize kercet arma ne bulqize kriminaliteti ne shqiperi plagosje ne bulqize policia bulqize

Sondazh

Poll