Politike

Rama me studentët: Diplomat te "Bujqësori" janë po aq të vlefshme sa të mjekëve

Gjatë një takimi me studentët ekselentë, Rama tha se diplomat te Universiteti Bujqësor janë po aq të vlefshme se sa diplomat që merren te mjekësia.

9 Shkurt 2023, 17:00 Nga I.A
Rama me studentët: Diplomat te "Bujqësori" janë po aq
Edi Rama

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka deklaruar se studentët nuk duhet që të fokusohen vetëm në fakultet më të kërkuara. Gjatë një takimi me studentët ekselentë, Rama tha se diplomat te Universiteti Bujqësor janë po aq të vlefshme se sa diplomat që merren te mjekësia. Sipas Ramës, tregu i punës kërkon shumë agronom dhe kjo i bën ata të barabartë me mjekët.     

"Nuk i gjykoj ata të cilët pasi bëjnë një shkollë i kanë te dera kompanitë e mëdha ndërkombëtare që i kërkojnë të bëhen pjesë e tyre, s’mund të vijojmë të përsërisim një gjë e të presim rezultat tjetër. Fatkeqësisht edhe pse kemi financuar studentët, kemi financuar ekonomitë e mëdha, shtetet e pasura. Shqipëria s’mund të financojë shërbimin shëndetësor gjerman, s’ka kuptim. Për këtë arsye, ministrja pasi ngriti një skuadër për këtë program, shtroi idenë që të ndryshojë drejtim. Jo më për ekselentët që shkojnë jashtë por për ata që studiojnë këtu. Ndërkohë që të gjitha diplomat që jep Universiteti Bujqësor sot do të jenë gjithmonë e më të vlefshme në tregun ndërkombëtar se agronomët do të jenë po kaq të vlefshëm sa janë sot mjekët.

Ju e shihni çfarë problematikash të mëdha po has sot e gjithë bota me temën e ushqimit, mjedisit, burimet ujore e kështu me radhë. Kështu ne kemi hyrë në këtë program të cilin do ta fuqizojmë vit pas viti duke nisur të reduktojmë mbështetjen e përgjithshme për të gjithë njësoj dhe duke prioritizuar për ekselentët dhe për ata që shkojnë në degët prioritare. Nuk ka zgjedhje bardh e zi. Ka gjëra të cilat nuk i ofron dot Shqipëria dhe mund t’i gjesh patjetër në Gjermani. Ka edhe gjëra që nuk i gjen dot në Gjermani por i gjen në Shqipëri duke nisur nga shtëpia e prindërve dhe kostot e ulëta. Rritja e pagave sot që flasim, në sektorin privat do të vijojë të thellohet. Do të rrisim pagat edhe për sektorin publik”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll