Politike

Rama: Ne nuk mund të paguajmë studimet për studentët që largohen sapo marrin diplomën

Po ashtu Rama tha se të gjithë studentet e mjekësisë duhet që të qëndojnë të paktën 3 vite në Shqipëri që të japin kontributin e tyre për vendin.

9 Shkurt 2023, 16:36 Nga I.A
Rama: Ne nuk mund të paguajmë studimet për studentët që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shteti nuk mund që të paguaj studimet për studentët që largohen nga vendi. Gjatë një takimit të sotëm me studentët e ekselencës, Rama tha se bluzat e bardha në Shqipëri po largohen drejt Gjermanisë dhe se kjo nuk i sjell përfitim Shqipërisë. Po ashtu Rama tha se të gjithë studentet e mjekësisë duhet që të qëndojnë të paktën 3 vite në Shqipëri që të japin kontributin e tyre për vendin.

“Sot jetojmë në një kohë ku edhe për vende më të zhvilluara se ne emigracioni është kthyer në problem, mjafton të shohim Italinë fqinje. Ky është një trend që vendet e kanë të vështirë ta kthejnë, nuk ka forcë që i kthen me zor këto trendë. Ka qenë një kohë kur migrimi ka spostuar masa gjigande njerëzish nga Evropa. Pavarësisht se trendi është i tillë që gjithmonë e më shumë bluza të bardha shkojnë drejt Gjermanisë, Britanisë apo vendeve të tjera, ne nuk mund të pajtohemi me idenë që mund të mbetemi pa mjekë. Deri sot balanca është e qëndrueshme edhe pse nuk është një balancë e sigurtë për të nesërmen, detyra jonëështë ta bëjmë të sigurtë. Në bazë të një studimi, një student mjekësie në Shqipëri i kushton shtetit 16 dhe me tarifën mbulon vetëm 1/16 e kostos së studimit të tij. Për një diplomë që ka vlerë shumë të madhe që njihet kudo në botë nuk është një fakt përpara të cilit ne mund të dorëzohemi por duhet të reagojmë. Shteti nuk mund të vijojë të paguajë 15 në 16 pjesë të studimeve të një studenti mjekësie nëse studenti nuk është i gatshëm t’i kthejë vendit të paktën për një periudhë kohe investimin që bëhet për të. Qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime gjithmonë e më cilësore dhe me këto taksa mbulohet pjesa dërrmuese e studimeve të një studenti që paguan një tarfië simbolike në raport me koston”, tha ai.

edi rama

Sondazh

Poll