Politike

Rama: Paga minimale do shkojë 40 mijë lekë, brenda pak muajsh nuk do ketë rrogë nën të

Ai u shpeh se brenda pak muajsh nuk do të ketë pagë më të ulët se 40 mijë lekë në Shqipëri si në sektorin publik ashtu dhe në privat.

9 Shkurt 2023, 16:24 Nga I.A
Rama: Paga minimale do shkojë 40 mijë lekë, brenda pak muajsh nuk
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rroga minimale do të rritet në 40 mijë lekë të reja. Lajmin e dha ditën e sotme gjatë një takimi me studentët që janë përfitues të bursave. Ai u shpeh se brenda pak muajsh nuk do të ketë pagë më të ulët se 40 mijë lekë në Shqipëri si në sektorin publik ashtu dhe në privat.

"Dua tju them një sekret, jemi ketu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur që të ndaj me ju.
Paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë dhe kur them shumë shpejt, çështje disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet brenda pak muajsh për të gjithë, ne nuk duam të ketë një pagë poshtë 40 mijë lekësh si në sektorin publik dhe privat”, tha Rama.

edirama

Sondazh

Poll