Politike

Rama me studentët: Emigrimi është kudo, edhe në Itali që është vend i zhvilluar

Për këtë Rama ka marr shembull dhe shtetin e Italisë, duke thënë se edhe pse është një shtet i zhvilluar sërish përballet me emgrimin e qytetarëve. 

9 Shkurt 2023, 16:20 Nga I.A
Rama me studentët: Emigrimi është kudo, edhe në Itali
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me studentët e mjeksisë ka folur për fenomenin e emigrimit të shqiptarëve nga vendi. Rama u shpreh se ky është një cikël që e kalon çdo shtet, duke shtuar se historia ka treguar që ata do të kthehen në vend. Për këtë Rama ka marr shembull dhe shtetin e Italisë, duke thënë se edhe pse është një shtet i zhvilluar sërish përballet me emgrimin e qytetarëve.      

"Ne jemi qytetarë të botës. në një botë që është e hapur për shqiptarët pavarësisht të gjitha vështirsëive, shqiptarët kanë të drejtën e tyre të zgjedhin. Unë nuk i gjykoj ata. Mua jeta më bëri që të isha emigrant, por më solli prap në Shqipëri. Mbi të gjitha ne jemi shqiptarë, jetët tona janë të lidhura me Shqipërinë. Jo vetëm për ne, por edhe vende në të zhvilluara për ne, emigracioni është problem. Rasti është Italia, që të gjithë po largohen. Ata do të kthehen prap, këtë e ka faktuar historia. Por nuk i detyrojmë dot të kthehen," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll