Politike

'Përjashtimi i deputetëve të PD nga Kuvendi është abuzive'/ Mediu: Do jem në protestën e 11 Shkurtit

Mediu deklaroi se përjashtimi i opozitës është vendim abuziv.

9 Shkurt 2023, 14:01 Nga A.B
'Përjashtimi i deputetëve të PD nga Kuvendi është
Fatmir Mediu

TIRANË- Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 u ndal tek çështja McGonigal për të cilën tha se transparenca në këtë aferë është e domosdoshme, duke shtuar se përjashtimi i opozitës është po ashtu vendim abuziv.

'Unë kam ikur më para, kam ikur ditën e shtunë, ajo ndodhi të enjten. Sa më shumë transparencë të ketë aq më mirë është. Përjashtimi i deputetëve të PD është akoma më abuzive, duket se ka një tendencë për të mos vlerësuar pluralizmin politik. Duhet të krijojmë një raport të qartë me transparencën. Opozita ka disa plane për të vepruar, një është protesta por duhet gjetur fryma për t'u kordinuar. Duhet të bashkohet, gjykata e mban peng dhe interesa që e mbajnë peng. Ka demokratë që pengojnë bashkimin.

Duhet të ketë vetëm 1 kandidat, nuk është cështje çete. Kam diskutuar me Tabakun, Bardhin, Çupin.. një opozitë e bashkuar është domosdoshmëri.''- tha Mediu.

Ish-ministri, pranoi se do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit.

'Do jem në protestë, si qytetar me pjesën tjetër të Partisë Republikane. Nuk kam pasur konsultime.'- shtoi ai.

fatmir mediu

Sondazh

Poll