Politike

“Ramës i djeg miza për skandalin”/ Salianji flet pas përjashtimit për 10 ditë nga seanca: Duan të eleminojnë opozitën

Salianji ka komentuar vendimin e Sekratariatit për Votimet dhe Etikën që përjashtoi një ditë më parë për dhjetë ditë nga seancat plenare dhe komisionet, tetë deputetë të opozitës. 

9 Shkurt 2023, 14:32 Nga A.B
“Ramës i djeg miza për skandalin”/ Salianji flet pas
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar vendimin e Sekratariatit për Votimet dhe Etikën që përjashtoi një ditë më parë për dhjetë ditë nga seancat plenare dhe komisionet, tetë deputetë të opozitës. 

“Qesharak, së pari s’ka asnjë vlere se tregon përpjekjen foshnjarake të qeverisë për të eleminuar zërat e opozitës nga seancat plenare që i bie te 13-14 deputetë brenda një jave të përjashtuar.

Imagjinoni cfarë instikti ka kjo qeveri e ky kryeministër që kërkon të eleminojë në cdo formë opozitën dhe fjalën e vetmja gjë që ka opozita. I shmanget debatit për një skandal që i djeg miza nën kësulë ku është përfshirë e mendojnë do ta mbulojnë me budallëqe që përjashtohen deputetët me 10 ditë që të mos kenë mundësi apo sa më pak zëra që të flasin në seancë”, tha ai në një intervistë në studion e News24.

Mes emrave të përjashtuar është edhe vetë Salianji, për shkak se në seancën e kaluar plenare, ai dhe kolegët e tij zaptuan foltore duke kërkuar që në seancë të ishte i pranishm kryeministri Edi Rama që të përgjigjej për skandalin “McGonigal”.

ervin salianji

Sondazh

Poll