Politike

Ish-këshilltari i Metës drejt mandatit të deputetit: Është vendimi im, larg kolektivitetit partiak

27 Shkurt 2019, 22:08 Nga DOSJA
Ish-këshilltari i Metës drejt mandatit të deputetit:

TIRANË– Ish-këshilltari i Ilir Metës, Ralf Gjoni ka reaguar pas publikmit të emrit në listën e KQZ-së me 57 kandidatë për deputetë të cilët iu takon mandati pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës. (Lexo këtu)

Me anë të një statusi në Facebook, Gjoni shprehet se ende nuk e ka marrë një vendim lidhur mbi mandatin e tij pasi ende nuk ka asnjë kontaktim zyrtar nga KQZ.

Më tej, Gjoni shkruan se mandati është individual dhe se vendimi do të mbetet totalisht i tiji larg kolektivitetit partiak duke lënë të nënkuptohet se do të jetë zëvëndësuesi i vakancës në Kuvend.

“Mandati është individual dhe për rrjedhojë edhe vendimi mbetet totalisht i imi, në dinjitetin e personit dhe reputacionit që kam ndërtuar, larg kolektivitetit partiak, larg çdo pazari apo presioni, në konsultim të ngushtë me miqtë e mi të shumtë ndërkombëtarë, rrethin tim miqësor e familjar, dhe mbi të gjitha, në shërbim të vendit tim ku 10 vjet më parë vendosa të kthehesha familjarisht,”-shkruan Gjoni.

Postimi i plotë:

Pas Ralf Gjonit nga radhët e LSI-së pritet që ta pranojë mandatin edhe Edlira Hysni, e cila është kandidatja e radhës për Durrësin. Hyseni njihet si përkrahëse e deputetit të LSI, Lefter Koka, i cili gjithashtu nuk pranoi të dorëzojë mandatin. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites lista e kqz lsi ralf gjoni djegia e mandateve te opozites lista e kqz lsi ralf gjoni

Sondazh

Poll