Politike

Dosja McGonigal, Balla: Asnjë zyrtar shqiptar nuk po hetohet në SHBA. Na intereson zbardhja e 21 janarit, s'e mbuloni dot Shkëlzenin

Balla flet për 21 janarin.

2 Shkurt 2023, 10:56 Nga F.M
Dosja McGonigal, Balla: Asnjë zyrtar shqiptar nuk po hetohet në SHBA.
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur se Opozita kërkon të mbulojë hetimet e 21 Janarit, ndaj këmbëngul në debatimin mbi dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ku janë zbuluar dhe takimet e kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga fjala e Ballës: 

Lidhur me një hetim në SHBA, nuk ka asnjë zyrtar shqiptar që është nën hetim nga organet ligjzbatuese amerikane. Jemi përpara një situate, ku hiç më pak se një javë më parë, djali i Sali Berishës, Shkëlzeni ishte në SPAK. Hetimi i Gërdecit, hetimi i 21 janarit është themelore për drejtësinë shqiptare. Çdo tentativë e juaja për ta kamufluar e fshehur, është një përpjekje e kotë. Nuk vazhdojmë dot kështu, kur në rast se nuk marrim mundësin për të folur të bllokojmë foltoren. Ju kërkoj të procedojmë me votim. Nëse zotërinjtë janë seriozë, atëherë të paraqiten tek konferenca e kryetarëve. Nuk na lejon rregullorja që të bëjmë tjetër gjë. Unë mora fjalën për tu shprehur për kërkesën tuaj dhe ju nuk më latë.

taulant balla seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll