Politike

'Është miku im...'/ Vokshi nxjerr videon e Ramës në Kuvend, Nikolla i heq fjalën (REPLIKAT)

Deputetja nxorri një video të kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ish-agjenti i FBI-së është miku i tij.

2 Shkurt 2023, 10:19 Nga A.B
'Është miku im...'/ Vokshi nxjerr videon e Ramës
Albana Vokshi

TIRANË- Seanca e sotme plenare nisi me debate. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mori fjalën në Kuvend, duke u shprehur se procesverbali i sotëm është turp. Ajo nxorri një video të kryeministri Edi Rama, i cili thotë se ish-agjenti i FBI-së është miku i tij. Pas kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i hoqi të drejtën e fjalës. 

DEBATI:

Vokshi: Ky është procesverbali, turp nuk ka më turp, tregon mënyrën sesi ju po e keqdrejtoni këtë kuvend. Ju e lejoni që të veprohet në këtë mënyrë, këtu keni një video. 

Rama në video: Ai është miku im

Nikolla: Ky nuk është procesverbal

Vokshi: është procesverbal 

(I hiqet fjala)

seance plenare 2 shkurt 2023 albana vokshi

Sondazh

Poll