Politike

Kuvendi/ Shehu: Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin McGonigal, s'e kaloni dot me dialogje të sajuara

Deputeti i PD-së e konsideroi këtë gjë një pikë të panegociueshme të Opozitës. 

2 Shkurt 2023, 10:16 Nga F.M
Kuvendi/ Shehu: Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin McGonigal,
Tritan Shehu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka kërkuar që mes Opozitës dhe kryeministrit Edi Rama të ketë interpelancë për dosjen e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. I pranishëm në Kuvend, Shehu tha se asnjë ligj tjetër nuk mund të kalojë pa u mbajtur debati mes tyre. Deputeti i PD-së e konsideroi këtë gjë një pikë të panegociueshme të Opozitës. 

Pjesë nga fjala e Shehut:

Faleminderit zonja kryetare. Procesverbali nuk është i saktë, ka mungesa të mëdha thlebësore në atë që ndodhën në seancën e kaluar. Nuk përputhet me realitetin, duke filluar që nga mënyra e ndërmarrë, në kundërshti me rregulloren përjashtuat deputetët. Ajo që ndodhi dje është padyshim një ngjarje e shëmtuar, shkelje e rëndë e demokracisë në atë që realizuat. Vazhduat në linjën e goditjes së Opozitës. Ky parlament nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të hapë seancën me mocion për debat. Asnjë gjë tjetër, asnjë ligj tjetër nuk mund të kalojë pa folur të gjithë deputetët për këtë skandal të kryeministrit. Jo për ta kaluar me një debat të planifikuar aty. Kjo është një gjë e panegociueshme e Opozitës. Kushdo që kërkon të sajojë dialogje, dëshiron të fshehë skandalin.

tritan shehu seance plenare 2 shkurt 2023

Sondazh

Poll