Politike

KUVENDI/ Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin! (Nikolla i pret fjalën, demokratët bllokojnë foltoren)

Boçit iu ndërpre fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pasi sipas saj, deklarata nuk lidhet me çështjet e rendit të ditës.

2 Shkurt 2023, 10:10 Nga f.g
KUVENDI/ Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë
Luçiano Boçi, nenkryetar i PD

TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi kërkoi praninë e kryeministrit Edi Rama për tu përgjigjur në lidhje me çështjen McGonigal. Boçi tha se Parlamenti sot kërkon të eleminojë opozitën përmes skenarit të përjashtimeve të deputetëve. Boçit iu ndërpre fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pasi sipas saj, deklarata nuk lidhet me çështjet e rendit të ditës.

Luçiano Boçi: Nuk e kuptoj këtë përjashtim. Kur opozita kërkon fjalën, ju bëni aktin tjetër, vazhdim të skenarit që këtu organizohet dhe zbatohet që ka të bëjë me eleminimin e opozitës. është e njëjta mënyrë, e njëjta formë. Nëse kryeministër korrupton agjentët e FBI, sot është korruptuar parlamenti, jo me para por me dhunë dhe kërcënime. Sot duhet të niste Kuvendi me kërkesën tonë për mocion debati me autorin e krimit të përpjekjes së eleminimit të opozitës. është tradhti kombëtare. Edi Rama kërkon të eleminojë opozitën. është kryeministri i parë që korrupton kryeministra.

Nikolla: Respektoni rregulloren, ju po mbani fjalim. Ky nuk është fjalim.

(Boçit i ndërpritet fjala). Ka një rregullore respektojeni. 

(Deputetët e PD ngrihen në foltore.)

Boçi: Kryeministër që korrupton nuk ka njohur bota, ai korrupton për jo për interesa kombëtare. Ka cënuar marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Duhet të vijë këtu, autori i krimit duhet të vijë këtu./Dosja.al

lindita nikolla edi rama seance plenare 2 shkurt 2023 luciano boci

Sondazh

Poll