Politike

Punësimet para zgjedhjeve, VENDIMI i Qeverisë, shtohen 2,176 punonjës me kontrata të përkohshme

Janë shtuar 300 punonjës te ministria e Bujqësisë dhe 340 tek shëndetësia.

2 Shkurt 2023, 10:04 Nga A.B
Punësimet para zgjedhjeve, VENDIMI i Qeverisë, shtohen 2,176
Kryeministria

TIRANË-Pak muaj para zgjedhjeve të '14 Majit', Qeveria ka shtuar punësimet në ministri të ndryshme. Me vendim të Qeverisë me propozim të ministrisë së Financave, janë shtuar 2,176 punonjës me kontrata të përkohshme.

VENDIMET:

703–Ministria e Financave dhe Ekonomisë

340—Ministria Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

300—-Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

300—Drejtoria e P. Tatimeve dhe Drejtoritë Rajonale Tatimore

93—-Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

89—–Ministria e Kulturës

86—–Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

77—–Ministria e Arsimit dhe Sportit

67—–Ministria e Brendshme

48—–Ministria e Drejtësisë

41—–Prokuroria e Përgjithshme

36—–Këshilli i Lartë Gjyqësor

23—–Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

lindita nikolla

Sondazh

Poll