Politike

REPLIKAT/ Rama zihet me komentuesit: Çfarë kam vjedhur unë o i vjedhur nga mendja?! I pe tek gota e rakisë?

16 Shtator 2019, 10:44 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Rama zihet me komentuesit: Çfarë kam vjedhur unë o i

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka gjetur sërish kohën për t’ju kthyer përgjigjie qytetarëve në rrjetet sociale. Komentuesit kanë komentuar në postimin e kryeministrit për stadiumin e ri “Arena Kombëtare”, ku akuzojnë shefin e qeverisë për ngushtimin e tribunës kryesore, për të bërë një qendër tregtare.

Kryeministri si ka pritur mirë këto komente, duke e devijuar debatin edhe personalisht me ta.  Disa i quan “të vjedhur nga mendja” e të tjerë “të dehur”, por për më shumë ndiqni replikat.

Dosja.al denoncoi disa ditë më parë, fasadën e xhamit që është ndërtuar brenda stadiumit, ku përveç kullës ngjitur stadiumit, një tjetër hapësirë i merret tribunës për t’i shërbyer biznesit.

Replikat:

Komentues 1: Mezi po pres ti çoj femijet ne qendren e re tregrare

Rama: Edmond Mejdani per femijet e tu e kam bere edhe une se ti dhe ata qe mendojne si ti, meritonit ate qe ishte?

Komentues 2: Endri Fuga e beri projektin ? Se ti sben gje tjeter vetem di te vjedhesh me stil. Dmth nisi ndertimi ne maj 2016 dhe perfundon ne nentor 2019 vajten 3 vjet e gjysme punimet, nderkohe qe duhet te ishte gati ne maj te 2018 dhe ti na mburresh kur afati i perfundimeve ishte 2 vjet ?

Edi Rama: Gerli Doko shih shih shih, paskam shkelur afatin qe ke pasur ti ne mend, ndjese?

Komentues 3: Salla stadiumi bukur po kombetarja ska gje ne terezi kthej iher syt na kombetarja se mos e ben dhe kombetaren kaq te kompletuar sa ky stadjumi madheshtor se nje stadium madheshtor do dhe nje ekip madheshtor i nderuar Krye Minister …

Edi Rama: Rezart Brajlin Salla po pra s’eshte ne terezi se duhet te marre kupen e botes qe te jete ne terezine tende?

Komentues 4: Shume bukur. Pak rendesi ka kulla. Pak rendesi ka sa para jane vjellur. E rendesishme eshte qe po ndertohet dicka. Sepse kurrupsion ka si te ndertohet si mos te ndertohet. Edhe rruga Milot ball-dre. E rendesishme eshte te behet. Nk ka rendesi sa para villen. Sepse ajo dihet. Korrupsioni ne Shqiperi ka qen. Eshte dhe do te jete.

Edi Rama: Memii Stan po çfare kam vjedhur une o i vjedhur nga mendja çfare! Po s’te ve faj jo, kaq te rane kur u ndane thote populli?

Komentues 5: O kryeminister po tribuna vip me duket si stacjon treni ne lion te frances. Dhe ajo dritarja e gazetarve sikur esht naj dritare e kullave te malsis me gur. ???

Edi Rama: Fatjon Driza po ku i pe te gjitha keto apo ne rrethin e gotes se rakise?????

Komentues 6: Mund te ishte bere projekt shume me i bukur……. dhe pa humbur interesat e ndertuesit

Edi Rama: Home Designe shih shih, po mos thuaj qe s’ta thashe kur te marre ndonje çmim nderkombetar si kryeveper arkitektonike?

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arena kombetare edi rama rama sherr me komentuesit arena kombetare edi rama rama sherr me komentuesit

Sondazh

Poll