Politike

Viti i ri shkollor, Mehmeti: Arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike, prindërit s’përballojnë shpenzimet (VD)

16 Shtator 2019, 10:03 Nga DOSJA
Viti i ri shkollor, Mehmeti: Arsimi në Shqipëri është

TIRANË– Partia Demokratike u shpreh në ditën e parë të nisjes së viti shkollor 2019-2020 se arsimi në Shqipëri është në vdekje klinike.

Në një deklaratë për mediat, Ndriçim Mehmeti theksoi se prindërit nuk janë të aftë të përballojnë shpenzimet e fëmijëve.

Mehmeti shtoi më tej se të shkollohesh në Shqipëri të kushton më shumë se në asnjë vend tjetër, dhe se Rilindja e ka braktisur arsimin pavarësisht premtimeve se do të financohej me 5% të buxhetit.

Sipas Mehmetit këto janë premtime boshe dhe se ky vit shkollor ka nisur me mbi 200 shkolla të mbyllur pavarësisht postimeve të kryeministrit Në ERTV.

Partia Demokratike thekson se në 6 vitet e qeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u regjistruar.

Deklarata e Partisë Demokratike

Ky vit i ri arsimor, përtej ngjyrave të propagandës qeveritare, është një tregues tjetër se arsimi nuk është prioritet i qeverisjes së Edi Ramës.

Braktisja e premtimeve të bujshme të Rilindjes për ta financuar arsimin me 5 përqind të buxhetit, është arsyeja gjendja në arsim përkeqësohet vit pas viti. Premtimet për financim, ndryshim kurrikulash, depolitizim, modernizim përfunduan si premtimet 3D të Edi Ramës në ERTV, ndërsa realiteti është krejt ndryshe.

Sipas aksiomës “Nëse doni të dini të ardhmen e një kombi, shikoni zhvillimin e arsimit”, për fat të keq mund të thuhet se Shqipëria, së bashku me arsimin, janë në vdekje klinike. Në 6 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës Shqipëria ka 145 mijë nxënës dhe studentë më pak në bankat e shkollës dhe auditorët e saj dhe më shumë se 200 shkolla janë mbyllur, sepse nuk ka nxënës për t’u rregjistruar.

Të arsimohesh në Shqipëri do të thotë që prindërit të harxhojnë edhe më shumë para se më parë për të njëjtën infrastrukturë arsimore.

Pjesa  më e madhe e teksteve shkollore, blihen nga prindërit, pasi ato që ofron shkolla janë të keqpërdorura. Të ashtuquajturit libra falas mund të përdoren për riciklim, por jo për mësim.

Është në detyrën e Kryeministrit dhe të Ministres së Arsimit që të japin llogari edhe për disa premtime të tjera të pambajtura. 

Të gjitha këto pyetje marrin përgjigje tek një tregues i vetëm, buxheti i vogël, i caktuar për arsimin nga qeveria e Edi Ramës. Kjo politikë antikombëtare me arsimin po e dëmton dhe rrezikon të lërë pasoja të rënda në arsimin kombëtar. Prandaj, ndalimi i kësaj marrëzie është emergjencë dhe detyrë kombëtare për çdo prind. Na duhet që të hapim një perspektivë të re për fëmijët tanë, për mësuesit, për të ardhmen e kombit dhe shoqërisë sonë duke përkrahur alternativën e Partisë Demokratike për zhvillimin e arsimit, duke nisur me një mësimdhënie cilësore e dinjitoxe nga klasa e parë e deri në arsimin e lartë.

Dita e sotme, 16 shtator ka shënuar fillimin e vitit të ri shkollor. Janë 455 mijë nxënës së në sistemin në 9-vjeçar dhe 90 mijë gjimnazistë që nga sot do të ulen në bankat e shkollës.

Por një emocion më i madh do të jetë për rreth 24 mijë nxënës të cilët sot për hërë të parë do të ulen në bankat e shkollës. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndriçim mehmeti viti shkollor 2019-2020 ndriçim mehmeti viti shkollor 2019-2020

Sondazh

Poll