Politike

Shtrëngojnë duart në Pezë, Meta dhe Veliaj s’e shohin njëri-tjetrin në sy (Foto)

16 Shtator 2019, 09:52 Nga DOSJA
Shtrëngojnë duart në Pezë, Meta dhe Veliaj s’e shohin

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë bërë bashkë ditën e sotme në Pezë, ku dhe u zhvilluan festimet e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme Meta dhe Veliaj nuk kanë ngurruar të shtrëngonin edhe duart bashkë ndërkohë që nuk e shihnin njëri-tjetrin në sy.

Ajo që bie në sy është se pavarësisht shtrëngimit të duarve, Presidenti dhe kryebashkiaku kanë pasur disa përplasje të vogla në lidhje me deklaratat që kanë bërë në kuadër të 77 vjetorit të Konferencës së Pezës.

Ishte Kreu i Shtetit ai që gjatë fjalës së tij tha se duhet të lihen mënjanë të gjitha interesat e ngushta afatshkurtra.

Por një përgjigje të tërthortë ka dhënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se duhet që të inkurajohet pluralizmi kudo dhe të mos flitet keq për Shqipërinë në kancelaritë e huaja.

Pjesëmarrëse në këto festime kanë qenë gjithashtu edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, zëvendëskryeministri Erjon Braçe si dhe ministrja Elisa Spiropali.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 77 vjetori i konferencës së pezës erion veliaj ilir meta meta dhe veliaj shtrengojne duart ne peze 77 vjetori i konferencës së pezës erion veliaj ilir meta meta dhe veliaj shtrengojne duart ne peze

Sondazh

Poll