Politike

Çelja e negociatave, kreu i KE zbarkon nesër në Tiranë. Zbardhet axhenda e takimeve

16 Shtator 2019, 08:51 Nga DOSJA
Çelja e negociatave, kreu i KE zbarkon nesër në Tiranë.

TIRANË– Presidenti i Këshillit të Evropës, Doland Tusk do të zhvillojë një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me liderët politik në vend. Sipas informacioneve deri tani është konfirmuar takimi me Edi Ramën në Kyeministri dhe do të zhvillohet në orën 15:00

Kjo vizitë e Tusk në Tiranë do të jetë pak orë dhe axhenda do të jetë e ngjeshur, pasi do të ketë takime dhe me aktorë të tjerë politikë në vend. Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Vizita e Tusk u parapri nga një udhëtim i Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Kancelaritë Evropaine, ku kërkuan hapjen e negociatave. 

Pas Shqipërisë, Donald Tusk do të shkojë dhe në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime me krerët e politikës në Shkup.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike be zbarkon ne tirane donald tusk ne tirane edi rama hapja e negociatave me be be zbarkon ne tirane donald tusk ne tirane edi rama hapja e negociatave me be

Sondazh

Poll