Politike

‘Shpronësimet, si të qërosh oriz me doreza boksi’, Veliaj: Pse jam pro PPP-ve, falënderoj Ramën (VD)

16 Shtator 2019, 08:12 Nga DOSJA
‘Shpronësimet, si të qërosh oriz me doreza boksi’,

Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar gjatë inaugurimit të shkollës së muzikës ‘Servete Maçi’,  se dhënia e projekteve me koncesionin privatit është zgjidhje shumë e mirë kur nuk i ke lekët. Ai ka theksuar se falënderon Edi Ramën për mbështetjen dhe se shpronësimet në këto projekte janë si të qërosh oriz me doreza boksi.

“Dua të falënderoj njeriun që më ka mbështetur në këtë projekt, Edi Ramën. Jo të gjithë do bëhen lojtarë të kombëtares, si Rama në basketboll. Kush ka punuar në administratë e di sa e vështirë është që të bën dokumentacionet, që nga shpronësimi i ish-pronarëve, me kthimet e kompensimet. Është si të qërosh oriz me doreza boksi. Rama mban pjesën më të madhe të barrës publike. Unë dëgjoj shumë që thonë; u bënë këta me PPP. Patjetër që po. Një privat e bën këtë. Me punë vullnetare nuk e bënim dot. Patjetër që me një privat, patjetër që do t’ja japim paratë me këste. Jemi në kushtet që nuk i kemi mundësitë sot. Duhet guxim. Njoh shumë politikanë qaramanë që ankohen, pro që shumë pak që kanë guxim dhe thonë që; “Kjo do të bëhet. Do ta hamë të gjithë pështymën, lumin e sharjeve. Por në finale do të flas puna”. Dhe sot flet puna. Shumë faleminderit Edi.”, tha Veliaj.

Ditën e sotme për çështjen e koncesioneve, Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal pas miratimit të dy ligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë. Kallëzimi është dorëzuar nga deputeti Halit Valteri. Kallëzimi ka për objekt miratimin e dy koncensioneve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Në seancën plenare të ditës së enjte, Kuvendi rrëzoi dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara. Presidenti i kishte kthyer dy ligjet speciale për rishikim, por Kuvendi i Shqipërisë i ka rrëzuar me shumicë votash, duke i hapur rrugë këtyre dy projekteve që kapin vlera qindra miliona euro. Pas miratimit në Kuvend pati dhe një reagim nga Lulzim Basha, i cili kërcënoi deputetët që votuan pro, por dhe për kompanitë dhe bankat që kanë dhënë kreditë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj kallzim për milot ballden projektet me ppp erion veliaj kallzim për milot ballden projektet me ppp

Sondazh

Poll