Politike

Me kollare të kuqe dhe kostum blu, Gramoz Ruçi imiton Ramën, luan basketboll…por i del huq (FOTO+VD)

16 Shtator 2019, 08:48 Nga DOSJA
Me kollare të kuqe dhe kostum blu, Gramoz Ruçi imiton Ramën,

FIER- Kryetari i Kuvendit, Gramoz  Ruçi ka qenë sot i pranisëhm në shkollën “Petro Sota” në Fier, në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Shkolla profesionale i është nënshtuar një inaugurimi dhe në ditën e hapjes mori pjesë dhe Ruçi, ku vizitoi të gjitha ambientet e reja. Ruçi teksa vizitoi palestrën ka tërhequr vëmendjen pasi imitoi një nga gjestet e preferuara të kryeministrit Rama.

 

Me kostumin e tij blu, kollaren e kuqe, Gramoz Ruçi ka tentuar të bëjë një kosh, por nuk ka mundur dot që të shënojë. Në Partinë Socialiste Edi Rama është “specialisti”i  basketbollit, pasi në çdo shkollë që viziton tenton të bëjë kosh. Duke parë talentin e kryeministrit të gjithë deputetët e tjerë kanë nisur ta imitojnë atë, por shpesh nuk kanë rezultate.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e pare e shkolles edi rama gramoz ruci ruci imiton ramen dita e pare e shkolles edi rama gramoz ruci ruci imiton ramen

Sondazh

Poll