Politike

“Të inkurajohet pluralizmi”, Veliaj dhe Meta “përplasen” në Pezë, Presidenti: Kush ka paqartësi të lexojë raporti

16 Shtator 2019, 09:44 Nga DOSJA
“Të inkurajohet pluralizmi”, Veliaj dhe Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i bashkisë Erjon Veliaj janë përplasur me njëri-tjetrin në ceremoninë e e 77 vjetorit të Konferencës së Pezës. Ishte Kreu i Shtetit ai që gjatë fjalës së tij tha se duhet të lihen mënjanë të gjitha interesat e ngushta afatshkurtëra.

Por një përgjigje të tërthortë ka dhënë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se duhet që të inkurajohet pluralizmi kudo dhe të mos flitet keq për Shqipërinë në kancelaritë e huaja.

Duhet të inkurajojmë pluralizmin kudo, edhe kur shkojmë në kuti të votimit, edhe flasim kanceleratië e huaja,  ama kurrë nuk do të shkrehim pushkë kundër Shqipërisë. Dhe pushka sot nuk është vetëm me plumb por dhe me fjalë me cfarë shkruajmë. Ndaj unë do do ti bashkohem thirrjes duhet pluralizëm por kudo”, tha Veliaj.

I pyetur për një koment lidhur me këtë deklaratë, kreu i shtetit u përgjigj: Nuk ka patur asnjë institucion më koherent në respektimin e pluralizmit,  bashkëpunimit sesa Presidenti i Republikës. Kush ka paqartësi të lexojë raportin e OSBE/ODIHR.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 77 vjetori i konferencës së pezës erion veliaj ilir meta kriza politike 77 vjetori i konferencës së pezës erion veliaj ilir meta kriza politike

Sondazh

Poll