Politike

Konferenca e Pezës bashkon Metën me maxhorancën: 18 tetori interes kombëtar, të kërkojmë “Po-në” nga BE

16 Shtator 2019, 09:32 Nga DOSJA
Konferenca e Pezës bashkon Metën me maxhorancën: 18 tetori

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përkujtimit 77-vjetorit të Konferencës së Pezës dhe prej andej dha një deklaratë për mediat. Meta adresoi dhe një herë mesazh të fortë për të gjitha forcat politike, duke thënë se në këto momente duket bashkimi dhe jo antagonizmi.

Meta gjatë fjalës së tij u shpreh se të gjithë duhet të lënë interesat afatshkurtra dhe të kërkojnë nga vendet e BE që në tetor të marrin “Po-në”.

Konferenca e Pezës ishte një rast ku Meta të shfaqej dhe një herë krah maxhorancës dhe të shtrëngonte duart me disa prej drejtuesve të PS. Gjatë ceremonisë Presidenti u pa të shkëmbente disa batuta me deputeten Vasilika Hysi, ndërsa larg vëmendjes ai dhe Veliaj kanë patur dhe një shtrëngim duarsh, por pa e parë njëri-tjetrin në sy.

Por dhe pse i dhanë dorën, ata u përplasën në deklaratat e tyre, ku Meta u detyrya dhe një herë të citonte frazën që ditët e fundit është thënë shpesh: Kush ka paqartësi të lexojë raportin e OSBE.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 77 vjetori i konferencës së pezës erion veliaj ilir meta integrim i shqiperise ne be meta ne peze 77 vjetori i konferencës së pezës erion veliaj ilir meta integrim i shqiperise ne be meta ne peze

Sondazh

Poll