Politike

‘Peshqit që kërkon Gjermania në rrjet’, Balla: Drejtësi të pavarur, Reforma Zgjedhore të mos mbahet peng

16 Shtator 2019, 09:57 Nga DOSJA
‘Peshqit që kërkon Gjermania në rrjet’, Balla:

TIRANE– Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me sekretarin e Shtetit gjerman, Christian Lange. Lange ka dhënë mbështetjen që Gjermania i jep Shqipërisë pak ditë para se të jepet vendimi për hapjen e negociatave. Në përfundim të takimit, Balla tha se Lange tha se grupi Social Demokrat ka dhënë “Po”, ndërsa pritet më 24 shtator vendimi i CDU/CSU.

I pyetur nga gazetarët për situatën politike në vend është shprehur se qeveria ka bërë disa herë përpjekje për të arritur një konsensus me PD sa i takon Reformës Zgjedhore por ende nuk janë dakordësuar. “Ne kemi thënë dhe jemi pro të bashkëpunojmë për reformën zgjedhore dhe për sfidat që na presin përpara, siç është integrimi drejt BE” ka deklaruar Balla.

Ai iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me kushtet që iu ka vënë Gjermania për hapjen e negociatave. Ai ka deklaruar se pa dyshim që procesi i fillimisht ka disa çështje që janë imediate por sipas tij nuk bëhet fjalë për arrestim numra zyrtarësh. Ai ka theksuar se duhet të funksionojë drejtësia dhe se ky është tashmë një kusht.

“A ka kërkuar Gjermania peshq në rrjetën e drejtësisë?, ishte pyetja e gazetares Marsela Karapanxhos, për të cilën Balla u përgjigj: “Në histori gjithmonë fillimi i bisedimeve ka qenë çështje prioritetesh. Shqipëria ka një avantazh me vendet e tjera, kapitulli 23 dhe 24 janë të domosdoshëm dhe jo pa qëllim hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Pa dyshim që procesi i fillimisht ka disa çështje që janë imediate.  Më falni duhet të kuptojnë që funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me numra funksionarësh. Drejtësia duhet të funksionojë e pavarur nga palitika”.

Në këtë dalje për mediet ai theksoi se Gjermania vendimin përfundimtar për negociatat do ta japë në fund të muajit. Ai theksoi se askush nuk do të mbajë peng Reformën Zgjedhore. 

Një pjesë e tyre e kanë marrë vendimin dhe zoti Lange më ka thënë që do të mbështesin anëtarësimin tonë për në BE-. Grupi i CDU-së do të shprehet më datë 24 shtator. Më tej do të japin dhe vendimin final për Shqipërinë, në fund të muajit. Ky është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Dëshira jonë ka qenë që Reforma Zgjedhore të behet në një spektër të gjerë të politikës shqiptare. Ne do të vijojmë për të gjetur një konsensus edhe me opozitën. Kemi një tryezë javën e ardhshme. Askush nuk do të mbajë peng Reformën Zgjedhore, as politika”, u shpreh Balla.

Në muajin tetor do të vendoset nëse do të hapen apo jo negociatat e BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Deri më tani ambasadorët e huaj dhe KE publikisht ka lobuar më shumë për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut se me vendin tonë. Bundestagu gjerman, dhe Holanda, janë shprehur kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Kësaj liste sipas medieve të huaja i është shtuar edhe Franca e Greqia.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ne berlin rama në berlin reforma zgjedhore taulant balla edi rama ne berlin rama në berlin reforma zgjedhore taulant balla

Sondazh

Poll