Politike

PPP-të miliona euro për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, Grupi Demokrat kallëzim: Të hetohen të gjithë ata që kanë firmo

16 Shtator 2019, 07:23 Nga DOSJA
PPP-të miliona euro për Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, Grupi

TIRANË- Grupi Parlamentar Demokrat ka dorëzuar sot në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim penal pas miratimit të dy ligjeve nga Kuvendi i Shqipërisë. Kallëzimi është dorëzuar nga deputeti Halit Valteri. Kallëzimi ka për objekt miratimin e dy koncensioneve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Sipas kallezimit, organit te akuzes i kerkohet “fillimi i procedimit penal në funksion të veprave penale të parashikuara nga neni 258 i Kodit Penal “Shkelje e barazisë në tendera” dhe nenit 248 i  Kodit Rrugor Shqiptar, Autoriteti kontraktor deri tek vendimarrje e Këshillit të Ministrave lidhur me shkeljet penale të konstatuara që kanë të bëjnë me PPP për segmentin rrugor “Porti i Jahteve- By Pas- Orikum- Dukat dhe PPP për segmentin rrugor Milot-Balldren”. 

Nga Prokuroria e Tiranës, Valteri tha se këto projekte janë një turp dhe një vjedhje e madhe. Siç e kemi paralajmeruar, sot Grupi Parlamentar Demokrat dhe me shkeljet e gjetura jemi drejtuar Porkurorisë së Përgjithshme. Ne kemi bërë këtë kallëzim për të gjithë ata që kanë vënë firmën për këtë projekt që është një vjedhje e pastër”, u shpreh Halit Valtëri.

Në seancën plenare të ditës së enjte, Kuvendi ka rrëzuar dekretet e Presidentit Ilir Meta për koncesionet, përfshirë edhe kontratat për rrugët Milot – Balldren dhe Orikum – Llogara. Presidenti i kishte kthyer dy ligjet speciale për rishikim, por Kuvendi i Shqipërisë i ka rrëzuar me shumicë votash, duke i hapur rrugë këtyre dy projekteve që kapin vlera qnindra miliona euro. Pas miratimit në Kuvend pati dhe një reagim nga Lulzim Basha, i cili kërcënoi deputetët që votuan pro, por dhe për kompanitë dhe bankat që kanë dhënë kreditë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grupi parlamentar demokrat halit valteri kallezim per milot balldren milot ballrden grupi parlamentar demokrat halit valteri kallezim per milot balldren milot ballrden

Sondazh

Poll